-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan, thirrje investitorëve turq për prodhimin e automobilit 100% vendas

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), u bëri thirrje të mërkurën afaristëve turq që të investojnë për prodhimin e automobilit 100 për qind vendas…

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), u bëri thirrje të mërkurën afaristëve turq që të investojnë për prodhimin e automobilit 100 për qind vendas.

Erdoani iu drejtua biznesmenëve në mbledhjen e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB), në Ankara.

“Ejani të nxjerrim nga gjiri i Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë këtë automobilin 100 për qind prodhim vendas. Makinën 100 për qind vendase le ta prodhojë TOBB-ja si ‘Made in Turkey’. Dijeni që jemi pranë jush në lidhje me këtë çështje”, tha Presidenti Erdoan duke iu propozuar biznesmenëve dhe industrialistëve prodhimin e automobilit kombëtar.

Kombit dhe popullit tonë – theksoi ai – nuk i ka hije montimi, pasi tashmë ne kemi edhe trurin, edhe mjetet, edhe kapacitetet e nevojshme për të prodhuar automobilin vendas.

Pas këtij apeli dhe propozimi të kreut të Shtetit të Turqisë, në foltore u ngjit presidenti i Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë, Rifat Hisarxhëkllëollu (Rifat Hisarcıklıoğlu), i cili premtoi se do të punojnë me të gjitha forcat në këtë drejtim.

Ndërsa në pauzën e Asamblesë së Përgjithshme të TOBB-së, Erdoani tha për gazetarët se tashmë kanë në xhep një premtim dhe se prodhimin e makinës vendase do ta realizojnë nën organizatën ombrellë të dhomave dhe bursave të Turqisë duke mos harruar edhe mbështetjen e fuqishme të qeverisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit