-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan: Sulmet izraelite – një dhuratë për Asadin

Më të lexuarat

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan i dënoi sulmet ajrore izraelite në afërsi të Damaskut, duke thënë se ato ishin një mundësi për presidentin sirian Bashar al-Asad që të mbuloj vrasjet e veta.

“Sulmet ajrore të Izraelit në Damask janë krejtësisht të papranueshme. Nuk ka asnjë arsyetim, asnjë pretekst që mund të justifikojë këtë operacion,” tha Erdogan gjatë një takimi parlamentar.
“Këto sulme janë shanset e ofruara në një pjatë të artë për Assadin dhe regjimin e tij të paligjshëm. Përdorimi i sulmit Izraelit si një justifikim, është duke u përpjekur për të mbuluar gjenocidin në fshatin Banias,” tha ai. Erdogan ishte duke iu referuar një qytet bregdetar sirian, ku aktivistët thanë se qindra njerëz janë vrarë nga luftëtarët e qeverisë gjatë fundjavës.
Ndërkohë Libani, i cili kufizohet me Izraelin dhe Sirinë, ka dënuar sulmet ajrore dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojë shkeljen e hapësirës ajrore të saj nga Izraeli.
“Skena në Banias është aq e rëndë sa ajo e Qerbelasë”, tha Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ne jemi duke pritur nga bashkësia ndërkombëtare dhe veçanërisht bota myslimane për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin në Siri. Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe Liga Arabe duhet të mblidhen menjëherë për të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje”, tha Erdogan.
Erdogan gjithashtu theksoi se e tërë bota ka heshtur për hir të balancit politik.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit