-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan: S’ka nacionalizëm, jemi integruar nën shtetësinë e Republikës së Turqisë

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën në mbrëmje se ndërkohë që lufta kundër terrorizmit vazhdon, qytetarët, qeveria dhe shteti janë integruar në emëruesin e përbashkët të nënshtetësisë së Republikës së Turqisë…

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën në mbrëmje se ndërkohë që lufta kundër terrorizmit vazhdon, qytetarët, qeveria dhe shteti janë integruar në emëruesin e përbashkët të nënshtetësisë së Republikës së Turqisë.

Kreu i Shtetit turk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me referendumin popullor të 16 prillit për ndryshimin e 18 neneve të kushtetutës, ku parashikohet edhe kalimi në sistemin qeverisës presidencial, gjatë një transmetimi direkt në një kanal televiziv privat.

Erdogan vuri në pah veçanërisht sukseset e arritura në luftën kundër terrorizmit.

“Data 16 prill do të jetë një radiografi në zonën e Anadollit Juglindor, ku është realizuar integrimi i shtetit me popullin. Në atë radiografi do të shfaqet një proces dhe do të jetësohet shumë më shpejt dhe shumë më ndryshe”, tha ai.

Pasi theksoi se ndërkohë që lufta kundër terrorizmit vazhdon, emëruesi i përbashkët është nënshtetësia e Republikës së Turqisë; lideri turk sqaroi se përqafojnë çdo qytetar që deklarohet kurd, por nëse ai imponon nacionalizmin kurd, atëherë kjo sjell me vete racizmin dhe këtë gjë s’mund ta lejojnë.

“Prandaj s’ka as nacionalizëm turk, as kurd, as laz dhe as ndonjë nacionalizëm tjetër. Ne jemi integruar në emëruesin e përbashkët të nënshtetësisë së Republikës së Turqisë dhe në këto nuk bëjmë dallime. E duam krijesën për hatër të Krijuesit! Theksojmë se ‘80 milionët janë vëllezër’. Ne këtë gjë do ta arrijmë me sukses dhe të gjithë ne do të lëvdohemi me nënshtetësinë e Republikës së Turqisë”, u shpreh Erdogan.

Në vijim, Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen mbi dokumentet, të cilat provojnë mbështetjen e Gjermanisë ndaj organizatave terroriste.

“Brenda makinave të policisë qëndrojnë anëtarë të organizatës terroriste dhe që atje tundin fotografitë e kreut terrorist. E përsëris, kjo është një makinë policie dhe zotërojmë dokumente e prova për këtë. Kur Shërbimi Federal i Inteligjencës së Gjermanisë (BND) ngrihet e deklaron se ‘prapa tentativës për grusht shteti nuk qëndron organizata terroriste guleniste/strukturat paralele në shtet(FETO/PDY)’, kjo s’do të thotë ai ka të drejtë. Nëse dikush nuk arrin ta vlerësojë në mënyrë të shëndoshë tentativën për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga FETO/PDY-ja, atëherë edhe ne dyshojmë se ai mund të jetë i sëmurë”, nënvizoi lideri turk.

Ai ndau me teleshikuesit gjithashtu mesazhin, që i është përcjellë administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me zonën Menbixh të Sirisë.

“PYD/YPG- ja, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, nuk do të qëndrojë në Menbixh. Ky është një territor arab. Duhet të largohet prej këtu. Që të dyja këto janë organizata terroriste. Bashkëpunimi juaj me organizatat terroriste s’na duket i përshtatshëm me partneritetin tonë strategjik brenda NATO-s”, përfundoi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit