1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan shpallet qytetar nderi i Novi Pazarit

Më të lexuarat

Me rastin e ditëlindjes së 557-të të qytetit të Novi Pazarit, Kuvendi i qytetit të Novi Pazarit mori vendim që presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të marrë titullin qytetar nderi i këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksohet në vendim, presidentit Erdogan i është ndarë statusi qytetar nderi për shkak të afirmimit të veçantë dhe kontributit në zhvillimin e Novi Pazarit.

Për vendimin që presidentit Erdogan t’i ndahet “titulli qytetar meritor i Novi Pazarit”, votuan të gjithë asamblistët e pranishëm.

Kryetari i komunës së Novi Pazarit, Nihat Bishevac, në fjalimin e seancës solemne tha se presidenti aktual i Republikës së Turqisë ka bërë shumë për Novi Pazarin.

“Shumë projekte, investime në infrastrukturë, ekonominë dhe përpjekjet për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të viseve tona, janë vetëm disa nga shkaqet për këtë gjest simbolik”, theksoi Bishevac.

Recep Tayyip Erdogan është zyrtari i parë i lartë i Republikës së Turqisë, i cili dy herë, gjatë vizitës në Republikën e Serbisë, qëndroi në Novi Pazar dhe Sanxhak.

Ai në cilësinë e kryeministrit në Novi Pazar për herë të parë qëndroi në vitin 2010, ndërsa si president, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë qytet e vizitoi më 11 tetor të vitit 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit