1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdogan Ringjall Perandorinë Osmane në Ceremoninë Shtetërore

Më të lexuarat

Erdogan zbuloi një befasi sot përderisa po zbriste nga shkallët e pallatit të tij të ri presidencial në Ankara: një ridizajnim i mbrojtjes së shtetit duke evokuar të kaluarën e perandorisë njerëzve të Turqisë. Erdogan ka pritur Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas të rrethuar me 16 trupa të veshur me rroba mbretërore të ushtarëve të 16 shteteve të Turqisë së vjetër, duke mbajtur mbrojtëse metalike dhe armë të rënda duke filluar nga shpatat e deri tek shtizat. Agjencia e cila mbizotëron shtetin tha se për herë të parë në historinë e Turqisë është mbajtur një ceremoni e tillë mirëseardhëse. Përderisa Erdogan po ndërton në vizionin e tij atë që ai quan një ”Turqia e Re”– duke drejtuar shtetin nga republika sekulare e Mustafa Kemal Ataturk e inspiruar nga Evropa drejt një shteti të inspiruar nga Islami të sigurt në rithirrje historike, nuk do të ishte e fundit sipas Huseyin Bagci, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara. “Pres të shohë më shumë vazhdimësi të kësaj”, ka thënë Bagci. ”Kjo ceremoni është bërë për të shfaqur tek personalitetet e huaja që Turqia moderne ka rrënjë të gjera në histori” dhe të demonstrojmë se ”Turqia ka qenë gjithmonë e fortë në histori dhe se do të mbizotërojë pa marrë parasysh.” Emblema zyrtare e presidencës së Turqisë ka 16 yje, dhe se është thënë se këto përfaqësojnë 16 shtetet e themeluara nga paraardhësit e Turqve rreth 2300 viteve të fundit. E fundit nga këto ishte Perandoria Osmane, e cila ka sunduar Turqinë, pjesët e Lindjes së Mesme duke përfshirë Palestinën, dhe pjesën lindore të Evropës për 600 vite deri në themelimin e republikës nga Ataturk në vitin 1923. Bloomberg.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit