1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan: Regjimi i Assad në frymën e fundit

Më të lexuarat

Luftimet mes forcave besnike të Assad dhe opozitës së armatosur siriane janë zhvendosur në përmasa të mëdha në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare bëhet fjalë për luftimet më të ashpra në kryeqytet që nga nisja e konfliktit dhe në dy lagje periferike dëgjohen edhe goditjet e mortajave.
Mbi zhvillimet e fundit ka folur kryeministri turk, Recep Taip Erdogan. Erdogan i cilësoi luftimet në Damask si “hapat e fundit të një regjimi në ikje”.
“Shpejt a vonë ky tiran gjakatar do të largohet dhe populli sirian do t’i kërkojë llogari për mizoritë e shkaktuara. Tashmë nuk ka më fjalë për të përshkruar atë që po ndodh në Siri. Këto masakra, ky genocide, gjithë kjo mizori ndaj jetës së njeriut janë hapat e fundit të një regjimi në ikje”, deklaroi Erdogan gjatë një takimi me bazën e partisë së tij në provincën Kocaeli.
Më tej kryeministri turk hoqi një paralele mes regjimit të Assad, atij të Sadam Hosein në Irak, Gadafit në Libi dhe Mubarak në Egjipt. 
“Të gjithë këta u drejtuan armët popullit të vet. Të njëjtën gjë po bën edhe Assad. Për vite me radhë, ky diktator nuk guxoi të qëllonte qoftë edhe një plumb për të mbrojtur territorin e pushtuar të vendit të tij”, tha Erdogan duke iu referuar lartësive Golan të pushtuara nga Izraeli. 
Erdogan krahasoi Bashar al-Assad me babain e tij, Hafez al-Assad i cili në vitin 1982, po në Hama shtypi një revoltë popullore duke vrarë mijëra civilë.
“Fatkeqësisht në atë kohë komuniteti ndërkombëtar heshti. Por sot, nuk është më ajo Turqi e dobët e memece që t’u kthejë shpatullat vëllezërve të saj”, tha Erdogan. 
Prej marsit të vitit të kaluar kur edhe nisi kryengritja kundër regjimit të Bashar al-Assad të paktën 16 mijë persona kanë humbur jetën në Siri. /mesazhi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit