9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Erdogan-Putin: rrisn tregtinë e ndërsjelltë, nuk pajtohen për Sirinë

Më të lexuarat

Presidenti i Rusisë gjatë vizitës së vet një-ditore në Turqi zhvilloi bisedime me Kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ata prekën një nga temat kyçe në to – situatën në Siri. Midis dy vendeve vazhdojnë të ruhen mosmarrëveshje në lidhje me çështjen që ka të bëjë me metodat e zgjidhjes së problemit sirian.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusisë dhe Turqisë u kanë lindur ide të reja për rregullimin e konfliktit në Siri, mbi të cilat ato do të punojnë, pavarësisht nga dallimet dhe mosmarrëveshjet e mbetura.

Në konferencën për shtyp Putin iu përgjigj pyetjes rreth qëndrimit të Rusisë ndaj planeve të Turqisë për dislokimin e raketave “Patriot” në kufirin me Sirinë. Sipas fjalëve të tij, krijimi i gjithfarë mundësive shtesë në zonën e kufirit nuk do të ndihmojë aspak për çtensionimin e situatës, përkundrazi do ta acarojë edhe më keq atë. Putin është i mendimit se granatimet e territorin turk nga ana e palës siriane kanë qenë të rastësishme, meqenëse “Siria nuk ia ka ngenë tani të sulmojë fqinjët e vet”.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan në konferencën e shtypit, pas bisedimeve me Presidentin Vladimir Putin, deklaroi se Turqia nuk ka ndërmend të mbështesë sanksionet kundër Iranit të vendosura nga BE-ja dhe SHBA-ja:

– Irani është furnizuesi i dytë më i madh i gazit natyror në Turqi. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Iranin sepse jemi të interesuar nga ana ekonomike për këtë lloj resursi strategjik të tij.

Në bazë të rezultatave të vizitës së Presidentit Putin në Stamboll, Turqia dhe Rusia nënshkruan 11 marrëveshje për bashkëpunimin mes tyre. Në veçanti, u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim në krijimin e një sipërmarrje të përbashkët në mes të “Rosneft” dhe “Çalik Holding”.

Një vemendje e veçantë iu kushtua projektit të centralit bërthamor “Akuju”, që po ndërtohet në Turqi nga Korporata Shtetërore ruse për Energjinë Atomike “Rosatom”. Presidenti Putin deklaroi se Rusia do të financojë plotësisht projektin e ndërtimit të elektrostacionit atomik “Akuju”:

– Ne do ta financojmë tërësisht këtë projekt, jo më pak se 25 për qind e mjeteve financiare do të shpenzohet për krijimin e vendeve të punës në Turqi, “- njoftoi ai në konferencën e sipërpërmendur për shtyp.

Sipas fjalëve të Rexhep Tajip Erdogan, vëllimi i përgjithshëm i investimeve do të arrijë shumën 22 miliardë dollarë. Centrali i parë bërthamor turk “Akuju” në Mersin do të ndërtohet deri në vitin 2022.

Rusia dhe Turqia kanë ndërmend të intensifikojnë qarkullimin tregtar midis tyre deri në 100 miliardë $ në vitet e ardhshme, deklaroi sot Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan. Sipas tij, deri në fund të këtij viti pritet që vëllimi i marrëdhënieve tregtaro-ekonomike midis Rusisë dhe Turqisë të kapë shumën 35 miliardë dollarë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit