-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdoğan: Pse vendet perëndimore heshtin mbi dënimet me vdekje në Egjipt

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së disa ndërtesave të reja në Stamboll, komentoi edhe mbi vendimin e gjykatës egjiptiane, i cili sot shqiptoi dënimin me vdekje për presidentin e përmbysur Muhammed Mursi dhe 105 bashkëpunëtorët e tij, sepse, siç thuhet, ishin të implikuar në arratisjen masive nga burgu gjatë protestave në vitin 2011.
 
Erdoğan ka deklaruar se vendet perëndimore në heshtje përcjellin caktimin e dënimit me vdekje në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
“Morsi, i cili u zgjodh me 52 përqind të votuesve, për fat të keq, u dënua me vdekje. Egjipti po bëhet ai Egjipti i vjetër. Perëndimi, për fat të keq, ende nuk ka mbajtur qëndrim kundër Abdel Fatah al-Sisit, i cili erdhi në pushtet me grusht shteti ushtarak. Ndërsa vet kanë hequr dënimin me vdekjen, vendet perëndimore në heshtje përcjellin se si Egjipti sjellë dënime me vdekje. Kundër kësaj nuk thonë asgjë. Shikoni, ata vetëm takohen dhe fotografohen”, tha Presidenti turk.
 
Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu  gjithashtu vuri në dukje se në Egjipt po ndodh padrejtësi e madhe dhe poshtërim.
 
“Poshtërim i madh dhe dhimbje e madhe po ndodhë në Egjipt”, tha Davutoğlu.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit