-1.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Erdogan: Po këta që vriten nga armët konvecionale, kur do ti sulmoni?

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kërkuar një “themel të ri për paqen në botë”, ku vendet nuk do të bombardohen me justifikime të rastësishme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Le të vendosim një themel të ri për paqen në botë dhe le të mos lejojmë të derdhen bomba në këto vende në mënyrë të rastësishme, të mos lejojmë bombardimin me bomba fuçi”, tha presidenti Erdoğan në një kongres sipërmarrësie në Stamboll.

Erdoğan po ashtu bëri vërejtje ndaj sulmeve ajrore të së shtunës në Siri të udhëhequra nga SHBA-të, në vazhdën e përdorimit të supozuar të armëve kimike nga regjimi i Asadit, duke thënë se armët konvencionale kanë vrarë shumë më shumë civilë në vend.

“Ata erdhën dhe thanë ‘armët kimike’ dhe sulmuan… ‘Ne sulmuam për shkak të përdorimit të armëve kimike’“, tha Erdoğan.

“Unë them, pse ju i shikoni vetëm armët kimike? Pse ju nuk po i vlerësoni armët konvencionale? Nëse një person vdes nga arma kimike, dhjetë persona vdesin nga armët konvencionale”, shtoi Erdoğan.

SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca të shtunën nisën sulme ajrore në hapësirat e raportuara të armëve kimike të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.

Sulmet pasuan pasi regjimi i Asadit dyshohet se kreu një sulm kimik në Duma të Gutës Lindore, duke lënë të vrarë 78 civilë dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Presidenti turk poashtu kritioi “fuqitë imperialiste” për mosmarrjen e refugjatëve sirian, ndërsa Turqia është pritëse e rreth 3.5 milion refugjatëve sirianë.

Erdoğan deklaroi se Turqia nuk ka aspirata territoriale në Siri, as në ndonjë vend tjetër në botë.

“Operacionet të cilat i zbatojmë në Siri kanë dy objektiva. I pari, të heqim kërcënimet terroriste ndaj Turqisë, ndërsa i dyti është që të bëjmë një zonë të sigurt në Siri, e cila do të jetë e qetë dhe adekuate për banim të refugjatëve të cilët aktualisht qëndrojnë në Turqi”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit