-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan: Përveq Allahut, asnjë fuqi tjetër nuk është mbi vulletin kombëtar

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, dha mesazhe të rëndësishme nga qyteti kufitar Edrene, ku shkoi në kuadër të turneut në zonën e Trakisë.

Duke theksuar se nuk kanë bërë asnjë lloj lëshimi gjatë Procesit të Zgjidhjes për t’i dhënë fund problemit të terrorit në vend, Erdoan deklaroi se duhet të jemi të lumtur që nuk ka lajme dëshmorësh prej një viti.

Shefi i ekzekutivit turk, i cili gjithashtu shpjegoi hapat e bëra nga Ankaraja zyrtare gjatë 11 viteve të fundit në fushën e lirive, vuri në pah se këto hapa nuk përbëjnë rrezik për copëtimin e vendit.

Ai vuri theksin mbi një flamur, një komb dhe një atdhe, ndërsa tërhoqi vëmendjen se askush nuk ka kompetencë të bëjë “ndërhyrje kirurgjike” mbi këtë atdhe.

“Ata që u besojnë mendimeve të tyre, nuk kanë frikë nga liria e mendimit. Ata që janë të bindur tek besimi i tyre, nuk i tremben lirisë së besimit”, u shpreh Erdoan.

Pasi nënvizoi se drejtimin e Turqisë mund ta përcaktojë vetëm populli i saj, kryeministri turk shtoi: “Përveç Allahut, nuk ka asnjë fuqi tjetër përmbi vullnetin kombëtar.”/trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit