2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Erdoğan për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja me Iranin: Amerika do të jetë humbës

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin tha se “Humbës do të jetë Amerika meqë nuk i përmbahet një marrëveshjeje të arritur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në intervistën për CNN International, Erdoğan ka folur për vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti turk theksoi se me anë të marrëveshjes negativiteti i cili ka vazhduar me vite në lidhje me këtë temë është shndërruar në një situatë pozitive dhe ka rritur shpresat.

“Tani, zhvillimi i kësaj në drejtim të kundërt do të ndikojë jo vetëm mbi rajonin por edhe ndaj ekonomisë në gjithë botën dhe gjithashtu edhe ndaj Turqisë”, ka thënë Erdoğan.

Ai tërhoqi vëmendjen se edhe nëse SHBA-të do të përfitojnë nga kjo situatë, shumë shtete do të shqetësohen dhe do të pësojnë goditje të mëdha. “Pse t’u hapim rrugë krizave të reja?”, tha ai.

“Humbës do të jetë Amerika meqë nuk i përmbahet një marrëveshjeje të arritur”, tha presidenti Erdoğan në pyetjen për rreziqet që mund të shkaktojë kjo gjendje.

Duke nënvizuar nevojën për të qëndruar besnik ndaj nënshkrimit, Erdoğan tha se “Nuk mund t’i prishni dhe t’i bëni marrëveshjet ndërkombëtare kur të doni në këtë mënyrë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit