1.4 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Erdogan për sulmin amerikan në Siri: Hap pozitiv, por i pamjaftueshëm

Më të lexuarat

Presidenti Erdoan tha se goditja e një baze ajrore të regjimit sirian nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është një hap pozitiv kundër krimeve të luftës, por ky hap nuk mjafton.

Në fjalën që mbajti në një miting organizuar në Hatay Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Askush nuk ka të drejtë ta ndjejë veten të qetë dhe të sigurt në një botë, ku fëmijët masakrohen barbarisht”.

“Është bërë e pashmangshme që pas këtyre zhvillimeve gjithsecili të rishikojë vendin, pozicionin ku ndodhet. Askush nuk duhet të tentojë që krimet që ka kryer kundër njerëzimit, masakrat që ka bërë ndaj fëmijëve ti fshehë nën petkun e luftës kundër organizatës terroriste DAESH. Ato që ndodhin në Siri janë aq të qarta dhe tragjike, sa që petku i DAESH-it nuk mund ti mbulojë dot”,- tha Presidenti Erdoan.

“Zhvillimet e fundit na kanë treguar neve se sa me vend ka qenë përpjekja jonë për krijimin e zonave të sigurta në Siri. Në Siri duhen shpallur zona të sigurta afër kufirit me Turqinë. Kjo zonë mund të jetë 4 mijë kilometra katrorë. Le të ndërtojmë banesa këtu, në këtë zonë. Mund të ketë edhe nga vëllezërit tanë sirianë të strehuar në Turqi që duan të kthehen atje. Bashkësia ndërkombëtare na tha “Mirë e keni ju…”, por nuk mori asnjë masë, nuk hodhi asnjë hap… Unë mendoj se përmes vendosmërisë së përbashkët që do të tregojë, bashkësia ndërkombëtare e ka mundësinë të ndalojë të gjitha regjimet dhe organizatat terroriste që kryejnë krime kundër njerëzimit. Shpresoj që qëndrimi aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë pikënisja e zhvillimeve në këtë drejtim”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit