Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me terrorin e Izraelit në Gazë u shpreh me fjalët: “Në Palestinë përballemi me një krim të madh ndaj njerëzimit”.
Iftarin e parë të muajit të ramazanit, Presidenti Erdoan e bëri në Kompleksin Presidencial së bashku me të afërmit e dëshmorëve turq.
Ai bëri të ditur se njerëzit e pafajshëm, faji i vetëm i të cilëve është mbrojtja e të drejtave në tokat e tyre, ku jetojnë prej qindra mijëra vjetësh, janë ballë për ballë me një krim të madh ndaj njerëzimit dhe ditën e hënë, në ngjarjet e përjetuara gjatë shpërnguljes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel-Avivi në Jerusalem, 63 persona ranë dëshmorë ndërsa mbi 3 mijë të tjerë mbetën të plagosur.
Për shkak të sulmeve izraelite, që nuk njohin as të drejtë, as legjimitet dhe as njerëzim, palestinezët nuk kanë pasur qetësi prej më shumë se gjysmë shekulli dhe përsëri përballen me mizori – tha kreu i shtetit turk dhe shtoi: “Zhvendosja e ambasadës në Jerusalem nga Amerika, duke shpërfillur vendimet e Kombeve të Bashkuarave dhe institucioneve ndërkombëtare, i ka dhënë edhe më shumë krahë Izraelit. Ushtarët izraelitë masakrojnë palestinezët e pafajshëm, që nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç mbrojtjes së territoreve të tyre pa përdorur kurrë armë ose dhunë dhe i masakrojnë ata pa bërë diferencim në fëmijë, presona me aftësi të kufizuara, të moshuar apo gra. Këto sulme, që do të kishin ngritur në këmbë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe të gjitha shtetet në botë në qoftë se do të ishin përjetuar në një vend tjetër të botës, për fa të keq kur realizohen nga Izraeli ndaj palestinezëve përballen me një shpërfillje të madhe. Përveç nismës së Turqisë, revoltës së popujve të pafajshëm të hapësirës gjeografike myslimane që të vret në shpirt, dhe disa vendeve perëndimore me ndërgjegje, bota ka mbetur indiferente ndaj kësaj tragjedie”.
Presidenti Erdoan tha se Turqia është pranë palestinezëve dhe theksoi se edhe nëse bota i mbyll sytë, Turqia nuk do të pranojë mizorinë e Izraelit.
Në lidhje me masakrën e Izraelit në Gazë, Erdoan tha se heshtja ndaj mosnjohjes së ligjit nga Izraeli, padrejtësisë, përkëdheljes, pafytyrësisë dhe zbatimeve çnjerëzore të këtij vendi, do të nënkuptojë hapjen e një porte shumë të rrezikshme.