2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdoğan: Nuk përkulemi para atyre që ndërtojnë mirëqenien e tyre duke shfrytëzuar botën

Më të lexuarat

Erdoğan ka theksuar se disa e kërcënojnë Turqinë me ekonomi, sanksione, kursin e këmbimit, normën e interesit e inflacionin, por ka shtuar se “ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë”

 

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve ka deklaruar se, “Nuk jemi përkulur dhe nuk do të përkulemi para atyre që ndërtojnë mirëqenien e tyre duke shfrytëzuar botën”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, njëherësh kryetar i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), duke folur në Kongresin e 6-të të zakonshëm të partisë së tij, që po mbahet në Ankara, ka theksuar se disa e kërcënojnë Turqinë me ekonomi, sanksione, kursin e këmbimit, normën e interesit e inflacionin, por ka shtuar se “ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë”.

“Nuk njohim asnjë forcë njerëzore që të qëndrojë përballë këtij populli, i cili është edhe guximtar edhe i mençur”, tha ai, duke porositur që askush të mos përpiqet të luajë me këtë popull, sepse është një popull që ecën drejt objektivave të saj me shprehjen ‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’.

“Ne nuk u jemi dorëzuar dhe nuk do t’u dorëzohemi atyre që në pamje duken si partnerë strategjik, por me çdo hap që hedhin përpiqen të na bëjnë objektiva strategjike”, shtoi ai.

“Edhe njëherë theksojmë fuqishëm se nuk do t‘ia arrini, nuk do të mund të ndani popullin tonë, nuk do të mundet të bëni që ezanet tona të heshtin, nuk do të mund të ulni flamurin tonë, nuk do të mund të rrëzoni shtetin tonë. Nuk do të mund ta ndalni ngritjen e Turqisë dhe nuk do të mund të na pengoni që ne të arrijmë objektivat tona. Sepse ne jemi Turqia, sepse ne jemi populli turk, sepse ne jemi muslimanë, ne jemi zëri i përbashkët dhe ndërgjegja e njerëzisë”, tha Erdoğan.

Ndër të tjera duke përmendur operacionet kundër terrorizmit të ndërmarra nga Turqia, presidenti turk theksoi se Turqia do të vazhdojë me zgjerimin e operacioneve që kanë ndërmarrë me besimin se siguria kufitare e Turqisë fillon nga përtej kufijve.

“Pavarësisht çdo gjëje ne jemi të vendosur t’i eliminojmë në burim kërcënimet nga Siria dhe Iraku që kanë drejtim vendin tonë”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit