3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan: Një qeveri pakice nuk është zgjidhje për Turqinë

Më të lexuarat

Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se “qeveria e pakicës nuk është zgjidhje”, duke shpalosur në këtë mënyrë qëndrimin e tij për skenarët e koalicionit pas zgjedhjeve legjislative të 7 qershorit.
 
Presidenti i Turqisë shtroi të martën një iftar në Pallatin Presidencial për ish-deputetë nga parti politike të ndryshme.
Të pranishëm në këtë darkë iftari ishin mbi 500 ish-deputetë, mes të cilëve dhe ish-kryeministrat Yildirim Akbulut e Mesut Yilmaz.
Mikpritës i këtij iftari, Presidenti Erdogan ngriti në rend të ditës bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës dhe e cilësoi këtë proces si “sprovë”.
“Besoj se ata, që e kalojnë me sukses këtë sprovë, gjatë periudhës në vijim do të shpërblehen siç duhet nga populli. Ndërsa të tjerët, që në këtë proces vendosin interesat politike dhe personale mbi nevojat e vendit dhe popullit, do të marrin përgjigjen e merituar. Jam i mendimit se një qeveri pakice nuk do të jetë zgjidhje për vështirësitë e Turqisë”, tha ai.
Erdogan vuri në pah dëshirën e tij që ecuria e procesit të formimit të koalicionit qeverisës të jetë sa më e shëndoshë. “Unë po i kryej dhe do të vazhdoj t’i kryej detyrat, që më takojnë si President i Republikës”, shtoi kreu i shtetit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit