Presidenti Erdogan dje mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përvjetorit të 744-të të vdekjes (vuslat) të poetit të shekullit të 13-të, dijetarit dhe sufiut mistik Mevlana Xhelaledin Rumi.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se një popull i cili bënë durim përballë vështirësive, që është në rrugën e drejtë dhe që është i lidhur me njëri-tjetrin nuk mund ta mposhtë asnjë fuqi.
Presidenti Erdogan dje mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përvjetorit të 744-të të vdekjes (vuslat) të poetit të shekullit të 13-të, dijetarit dhe sufiut mistik Mevlana Xhelaledin Rumi.
Në fjalën e tij të mbajtur me rastin, kreu i shtetit turk theksoi se mesazhet universale të Mevlanas për unitet, solidaritet, dashuri dhe vëllazëri të dhëna para shumë shekujsh ndriçojnë edhe ditët e sotme.
Ai gjithashtu vuri në dukje se edhe sot në Turqi dhe rajon ka prej atyre të cilët përpiqen të pushtojnë me gjak, urrejtje dhe dhunë.
Duke e bërë të ditur se disa prej regjimeve mendojnë se me bomba fuçi, raketa balistike dhe masakra do të mund të ruajnë pushtetin e tyre, Presidenti Erdogan tha: “Disa fuqi, duke e injoruar ndjeshmërinë e myslimanëve, madje duke bërë shkelje, ndoshta janë duke e testuar durimin tonë, por Mevlana na shpjegoi neve shumë qartë se sa në gabim të madh janë ata që vihen pas pasioneve, që ëndërrojnë për vendosjen e pushtetit me dhunë dhe ngatërresë”.
Presidenti gjithashtu bëri të ditur se nuk do të heqin dorë nga lufta përkundër të gjitha vështirësive, ndërsa shtoi: “Gjatë historisë është vërtetuar shumë herë se fundi i atij që ekziston me dhunë do të jetë shumë i keq. Mizori kurrë nuk do të mund të shpëtoj vetëm me kaq. Ai do të pyetet për llogari për masakrat, dhunën, gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm edhe në këtë botë edhe në botën tjetër”.
Erdogan deklaroi se një popull i cili bënë durim përballë vështirësive, që është në rrugën e drejtë dhe që është i lidhur me njëri-tjetrin nuk mund ta mposhtë asnjë fuqi.
“Me lejen e Allahut farat e ngatërresës nuk do të mbinë në qoftë se ne bashkohemi”, deklaroi Erdogan.
“Për sa kohë që ne nuk i dëmtojmë vëllezërit tanë, i shtrojmë sofrat tona për të shtypurit dhe viktimat, askush nuk mund të na gjunjëzoj”, bëri të ditur Presidenti, ndërsa shtoi se “Erërat e ndasisë të cilat përpiqen të përhapet mbi dëshirën e shkatërrimit të vlerave tona të përbashkëta nga e kaluara me ngatërresa ndërsektare dhe provokime ndëretnike, kurrë nuk do t’ia arrijnë qëllimit nëse ne qëndrojmë të vendosur”.