Presidenti Erdogan preku në procesin e formimit të qeverisë pas zgjedhjes së kryeparlamentarit
Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të tij të mbajtur në iftarin e shtruar nga ana e organizatës Hëna e Gjelbër (Yesil Ay) preku edhe në procesin e formimit të qeverisë.
Duke e bërë të ditur se pas formimit të kryesisë së Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë do të jap detyrën e formimit të qeverisë, Presidenti Erdogan u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike për të marr përgjegjësi.
Erdogan tha se “Para Turqisë ndodhen problemet që duhen zgjidhur dhe vendimet shumë serioze që duhen marr. Dëshiroj që të formohet një qeveri e cila do të jetë e fuqishme për të përballuar këtë peshë me vendosmëri. Besoj se një qeveri e pakicës nuk do të ketë një mundësi të tillë”.
Në mes tjerash Presidenti Erdogan tha se është i mendimit që një qeveri e formuar mes partive të cilat nuk arrin në konsensus minimal mbi çështjet kritike nuk do të gjejnë zgjidhje problemeve.
Në rast se dështon formimi i qeverisë Presidenti Erdoan tha se zgjidhje do të jetë vet populli.
Duke vënë theksin në nevojën e një sistemi presidencial Erdogan tha se “Ne për një kohë të gjatë tërhoqëm vëmendjen në sistemin aktual dhe bëmë propozime alternative. Çdo zhvillim edhe njëherë tregon saktësinë e këtij përcaktimi ton”.