3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdogan në Tiranë për inaugurimin e punimeve të xhamisë së madhe

Më të lexuarat

Themelet për xhaminë më të madhe në Ballkan, që do të ndërtohet nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) në kryeqytetin Tiranë të Shqipërisë, do të hidhen më datë 13 maj.
 
Nënkryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mazhar Bilgin, bëri të ditur në një dalje publike se themelet për ndërtimin e xhamisë do të hidhen me pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan; Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani; Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez.
Pasi tërhoqi vëmendjen se falë këtij projekti do të marrë fund përmallimi 100-vjeçar i myslimanëve të Shqipërisë për xhami, Bilgin sqaroi se ky objekt kulti do të ndërtohet mbi një sipërfaqe prej 10 dynymësh, do të ketë 4 minare dhe se ndërtimi i saj parashikohet të përfundojë për 2-3 vjet.
“Në xhaminë më të madhe të Ballkanit do të mund të falen njëherësh 4.500 vetë. Në kompleksin e xhamisë do të ketë gjithashtu një sallë konferencash, bibliotekë, ekspozitë, restorant, një muze me dy kate, ashensor për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, klasa kursesh dhe një parking për 500 automjete. Kjo nënkupton se kompleksi i xhamisë në Tiranë do të jetë njëherësh një qendër kulturore”, tha Mazhar Bilgin.
Ai gjithashtu ka theksuar se për ndërtimin e xhamisë janë të nevojshme edhe donacionet e qytetarëve, ndihmat e të cilëve janë të mirëpritura; ndërsa për informacione të mëtejshme në lidhje me ndërtimet e xhamive në vende të ndryshme ai ka dhënë edhe adresat e internetit www.diyanetvakfi.org.tr dhe www.camilereyardim.com.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit