I gjendur për një vizitë zyrtare në Londër, Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në Forumin Turko-Britanik ‘Tatlidil’.
Ai theksoi se Turqia në të njëjtën kohë kryen një luftë tejet efektive kundër shumë organizatave terroriste dhe shtoi se me luftën kundër terrorit përveç sigurisë së popullit turk janë duke vendosur siguri edhe për Evropën dhe gjithë botën.
Presidenti i Turqisë më tej theksoi se përdorimi organizatës terroriste DAESH është jashtëzakonisht i gabuar.
“Sepse DEASH është një organizatë terroriste me duar të përgjakshme, një organizatë terroriste e cila dëmin më të madh e ka shkaktuar ndaj myslimanëve dhe i ka masakruar ata”, tha kreu i shtetit turk.
Duke folur për strukturën multikulturore të Mbretërisë së Bashkuar presidenti turk tha se, “Mbretëria e Bashkuar është partneri ynë strategjik të cilin e vlerësojmë dhe i besojmë. Ne si Turqi jemi të gatshëm që të bëjmë më shumë bashkëpunim në çdo fushë me Mbretërinë e Bashkuar pas periudhës së Brexit”.
Ai tregoi se në kuadër të vizitës së tij do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II dhe kryeministren Theresa May. “Partneriteti ynë me Mbretërinë e Bashkuar veçanërisht në fushën e luftës së terrorizmit, është shumë më përpara mekanizmave që kemi krijuar me partnerët e tjerë”, tha Erdogan në lidhje mesazhin që do të japë në takimet.
Presidenti Erdogan duke folur edhe për turizmin, tha se ka një fushë të rëndësishme mes dy vendeve në lidhje me këtë çështje.
Ai tha se Turqia i jep rëndësi sigurisë së zonës Euroatlantike. “Jemi duke punuar për paqe dhe siguri të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Kemi për qëllim që vendet si Siria, Iraku, Afganistani dhe Somalia të stabilizohen. Dëshirojmë që të luftohet me çdo lloj terrorizmi”, tha presidenti i Turqisë. (AA)