-4.2 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Erdogan: Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe viktimave

Më të lexuarat

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha sot në Stamboll se Izraeli është një shtet okupues, raporton Anadolu.

“Izraeli është një shtet okupues. Policia e tyre aktualisht po qëllon në drejtim të të rinjve dhe fëmijëve në Gaza dhe po kryen terror atje. Me avionët F-16 ata po sulmojnë Gazën. Nga ana tjetër, ata po sulmojnë Palestinën”, tha Erdogan.

Ndërsa duke iu referuar veprimit të Presidentit Trump mbi Jerusalemin, Erdogan tha se është detyrë e udhëheqësve botërorë të bëjnë paqe e jo të krijojnë konflikte.

Duke folur në takimin e Javës së Inovacionit dhe Sipërmarrjes së Asamblesë së Eksportuesve Turq, Erdogan tha se vendimi i Trump mbi Jeruzalemin bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Trump dëshiron të vazhdojë tutje, duke thënë: ‘Unë bëra këtë dhe gjithçka është në rregull’. Udhëheqja me botën nuk është aq e lehtë. Të qenit i fortë nuk ta jep këtë të drejtë”, tha Erdogan.

“Udhëheqësit e vendeve të mëdha kanë për detyrë të bëjnë paqe, e jo të krijojnë konflikte”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit