4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdogan: Në çdo moment presim të hyjmë në qendër të Afrinit

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në qytetin turk Mardin tha se ushtria turke në çdo moment mund të hyjë qendër të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan sot qëndroi në qytetin lindor turk Mardin, ku foli në Kongresin e rregullt të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) dhe me këtë rast komentoi mbi ngjarjet aktuale. Në fokusin e Erdoğan-it ishte operacioni në Afrin të Sirisë.

Ai tha se ushtria turke në çdo moment mund të hyjë në qendër të Afrinit.

“Është çështje momenti. Ka mbetur edhe pak për të hyrë në Afrin. Çdo moment mund t’ju përcjellim këtë lajm të gëzueshëm”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti turk konfirmoi se deri më sot në operacionin “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në Afrin, janë neutralizuar të paktën 3.569 terroristë.

Ai sot drejtoi kritika në llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dërgimin e armëve organizatave terroriste.

“Disa herë u kemi thënë: ‘Kini kujdes, jeni duke bërë gabim. Flisni se jeni kundër terrorizmit dhe veproni së bashku me terroristët. Do të paguani shtrenjtë koston e saj’. Ashtu dhe ndodhi. Kanë shumë para, kanë dërguar 5.000 kamionë dhe 2.000 avionë transporti me armë. Por, çfarë ndodhi? Të gjitha këto i kemi gjetur dhe i kemi zbuluar. Sigurisht që terroristët tani po ikin dhe ne mbledhim këto armë”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit