-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdoğan në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë pasi ka kryer umren pritet të kalojë në kryeqytetin e vendit, Rijad. Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite Erdoğan pritet të takohet me Mbretin e këtij vendi, Selman bin Abdülaziz Al Suud.
 
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ndodhet për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan’ është pritur në aeroportin e Xhiddes nga Prefekti i këtij qyteti, Mushil Bin Macit, dhe Ambasadori i Turqisë në Arabinë Saudite, Yusun Demirer.

Presidenti i Turqisë, Erdoğan në këtë vizitë zyrtare shoqërohet nga Zv.Kryeministrat Yalçın Akdoğan dhe Numan Kurtulmuş, Ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, biznesmenë dhe gazetarë.

Erdoğan menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Xhiddes ka ndërruar veshjen e tijë, duke veshur ihramin, veshje e cila përdoret për të kryer umren. Pas veshjes së ihramit Erdoğan dhe delegacioni i tij u nisën drejt qytetit të shenjtë, Mekke.

Presidenti i Turqisë pasi ka kryer umren pritet të kalojë në kryeqytetin e vendit, Rijad. Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite Erdoğan pritet të takohet me Mbretin e këtij vendi, Selman bin Abdülaziz Al Suud./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit