Parlamenti turk miratoi të martën dislokimin e trupave në një bazë turke në Katar, ndërkohë që po rritet kriza midis Dohas dhe fqinjëve të saj.
Vota e Parlamentit e autorizon Ankaranë të dërgojë trupa në një bazë ushtarake në kuadër të një marrëveshje mbrojtjeje të firmosur në fund të vitit 2014.
Katari ndodhet në një krizë të paprecedentë diplomatike me fqinjët e saj, Arabinë Saudite, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Jemenin që e akuzojnë për financimin e terrorizmit.