2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdoğan: Mbrojtja e Jerusalemit detyrë e të gjithë njerëzimit

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Ankara se mbrojtja e statusit ligjor të Jerusalemit nuk është detyrë vetëm e muslimanëve, por e gjithë njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Greqi, u tha gazetarëve në Ankara se po vazhdon bisedimet me udhëheqësit nga e gjithë bota në lidhje me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit”.

“Unë vazhdoj me bisedat telefonike. Nuk bëhet fjalë për biseda vetëm me udhëheqësit e vendeve islame. Unë kam kërkuar të bisedoj edhe me Papën dhe do të flasim sonte ose nesër në mëngjes, sepse bëhet fjalë për një vend të rëndësishëm edhe për krishterët. Unë do të flas edhe me Putinin e nderuar dhe me udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Spanjës. Arsyeja për këtë është se kjo nuk është më vetëm detyrë e muslimanëve, por detyrë e mbarë njerëzimit”, tha Erdoğan. “Krerët politikë nuk janë për të nxitur, por për të qetësuar”, tha presidenti i Turqisë.

Presidenti turk porositi presidentin Trump se hapi që ai bëri ka shtyrë Lindjen e Mesme në zjarr, duke i parashtruar pyetje se çfarë kishte për synim apo në mendje presidenti amerikan. “Nëse Trump mendon se ka të drejtë për shkak se është i fuqishëm, atëherë gabon. Të jesh i fuqishëm nuk do të thotë të kesh të drejtë. Të fuqishëm janë ata që kanë të drejtë, ai këtë duhet të dijë”, theksoi Erdoğan.

Përkundër kundërshtimit të komunitetit ndërkombëtar, presidenti amerikan Trump mbrëmë njohu Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”.

Si kryesues të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) Presidenti i Turqisë Erdoğan për më 13 dhjetor ka thirrur samit të jashtëzakonshëm të krerëve të OIC-së në Stamboll, ku do të flitet për një qëndrim të përbashkët të botës islame kundrejt veprimit të Trumpit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit