-0.3 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Erdogan: Lirinë e shprehjes dhe mendimit e kam mbrojtur gjithmonë

Më të lexuarat

Presidenti Erdoan në fjalën që mbajti në një aktivitet rinor organizuar në fundjavë në Stamboll tha se ai e ka mbrojtur gjithmonë lirinë e mendimit dhe të shprehjes, me kusht që kjo e drejtë të respektohet dhe nga të tjerët.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se ai e ka mbrojtur gjithmonë lirinë e mendimit dhe të shprehjes, me kusht që kjo e drejtë të respektohet dhe nga të tjerët.

Presidenti Erdoan u rekomandoi të rinjve që të zhvillojnë dhe aftësojnë veten duke u treguar atyre si burim librin.

Presidenti Erdoan foli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të turneut ndërkombëtar të Debatit të Hapur “Meridiani i Stambollit” (İstanbul Meridyen Open Uluslararası Münazara Turnuvası).

Duke theksuar se është e vështirë të realizojë objektivat që i ka vendosur vetes një i ri që nuk është në gjendje të shfaqë njohuritë dhe aftësitë në komunikim, Presidenti theksoi se debati nuk është arti i bërjes polemikë, por arti i përdorimit efektiv të njohurive.

Presidenti tha se kur kishte qenë nxënës në Medresenë e Stambollit, shkolla e tij kishte marrë pjesë në këto konkurse dhe kishin dalë të parët dy vite radhazi në Konkursin e Stambollit në mesin e 57 shkollave të mesme pjesëmarrëse.

Presidenti Erdoan në fjalën e tij nënvizoi se lirinë e mendimit dhe të shprehjes e ka mbrojtur në çdo kohë.

“Aty ku mendimet nuk shprehen dhe nuk debatohen lirshëm hyn në veprim dhuna. Për këtë arsye ne e kemi mbrojtur dhe mbështetur deri në fund lirinë e mendimit dhe të shprehjes, me kusht që edhe të tjerët të respektojnë të njëjtat të drejta. Në këto 14 vitet e fundit ne kemi anuluar shumë gjëra të ndaluara duke filluar që nga tastierat e deri tek tabelat, shkronjat e fjalët. Në vend të konceptit uniformë, tutelë që na ka munduar në jetën tonë të letrave dhe mendimit për dekada me radhë, ne kemi ngulitur një pikëpamje që i hap rrugën mendimit, që i konsideron diversitetet si pasuri”,- tha kreu i shtetit turk.

“Ne nuk kemi nevojë për një rini injorante, që bindet qorrazi, por për një rini që di se në çfarë beson, çfarë mbron dhe përse lufton dhe të pajisur me çdo gjë të nevojshme për këtë. Natën e 15 Korrikut, kur organizata terroriste gyleniste-struktura paralele në shtet (FETO / PDY) tentoi të bënte grusht shteti, ne pamë një rini të pajisur me këto aftësi e cilësi, e cila në rast nevoje është në gjendje të sakrifikojë pa iu trembur syri madje edhe jetën e vet për vendin dhe popullin e saj, për pavarësinë dhe ardhmërinë e saj”, u shpreh Erdoan dhe shtoi:

“Kuptohet që ata që ia kishin ngulitur sytë akumulimit njerëzor të këtij vendi në 20-30 vitet fundit u është dukur vetja gjigand kur janë parë në pasqyrë duke u nisur nga grupi që kishin konvertuar. Vetëm se populli ynë me qëndrimin që demonstroi më 15 Korrik u tregoi atyre që nuk ishin gjigand, por veçse një mizë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit