2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan: Kush luan me Turqinë, detyrohet të fshihet nëpër vrima!

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan kritikoi sot vendet evropiane të cilat nuk lejuan tubimet e AK Partisë ndërsa në të njëjtën kohë lejuan terroristët të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane. Erdoğan tha se Bosnjë e Hercegovina i dha leksion Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan iu drejtua masës së qytetarëve në sheshin e qytetit lindor turk të Erzurumit, dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale.

“Vendet që lejojnë terroristët e PKK, YPG, PYD, HDP të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane dhe nuk lejojnë Partinë AK, mbyllin sallat. Doni apo nuk doni, Bosnjë e Hercegovina ju dha një leksion të mirë. Aktualisht jemi në Erzurum, kjo ju mjafton”, ka thënë Erdoğan.

Duke theksuar se Turqia më 24 qershor shkon në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, Erdoğan ka thënë se tani është koha për unitet, koha është për Turqinë dhe shtoi se lobe të caktuara të interesit tentojnë të ushtrojnë presion mbi Turqinë. Ai tha se këto përpjekje do të jenë të kota.

Erdoğan foli edhe për luftën e suksesshme të Turqisë kundër terrorizmit, duke potencuar se askush nuk guxon të luajë me Turqinë, se në të kundërtën, sikur terroristët edhe ata duhet të kërkojnë një vrimë për t’u strehuar.

“Tashmë dihet se çfarë u bëmë organizatave terroriste. Askush të mos luaj me ne. Ata që tentojnë të luajnë me ne, sikur dhe terroristët e PKK, PYD, DEASH, FETO. Të gjithë do të detyrohen të kërkojnë një vrimë për t’u fshehur”, ka thënë Erdoğan.

Gjithashtu bëri të ditur se deri më tani në qytetin sirian të Afrinit janë neutralizuar 4.475 terroristë, në veri të Irakut 414 ndërsa brenda kufijve të Turqisë janë neutralizuar 398 terroristë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit