Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me transferimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem tha: “Jerusalemi dhe aq më shumë Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i Palestinës. Bota myslimane e njeh si të tillë”.
I ndodhur për një vizitë në Londër presidenti Erdoan u takua me studentët e Vakëfit TURKEN.
Në fjalimin e mbajtur me këtë rast Erdoani iu drejtua të rinjve duke thënë se janë trashëgimtarë të një shteti (Perandoria Osmane) që për 600 vjet ka shpërndarë drejtësi në 3 kontinente.
Ai theksoi se nuk mund të ndërtohet paqe dhe mirëqenie mbi gjakun e të pafajshmëve.
“Tani po hidhet një hap, cili? Jerusalemi do të bëheshka kryeqyteti i Izraelit. Duke filluar nga Amerika, Jerusalemin do ta njohin si kryeqyteti i Izraelit. Ta njihni si ta njihni. Në lidhje me këtë u bë një votim në Kombet e Bashkua dhe u bë gjithçka. 128 vende treguan qartë dhe prerë qëndrimin e tyre. Mezi gjetën 7-8 vende që i qëndruan krah. Për këtë nuk llogaritet se sa telefonata bënë. I tërhoqët pranë duke i thënë ‘Ju japim kaq ose aq para. Për këtë arsye përdorni votën në këtë drejtim’. Hidhni çfarë hapi të doni. Jerusalemi dhe aq më shumë Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i Palestinës. Ne si botë myslimane e njohim si të tillë. Ne nuk i kemi përplasur njerëzit me njëri tjetrin dhe nuk do ti përplasim ata për interesa si naftë, flori dhe diamante” tha Presidenti Erdoan.