3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Erdogan: Interesimi ynë me Sirinë, Palestinën është detyrim human

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan iu drejtua kombit me një fjalim përmes televizionit.

Interesin e afërt që po tregon Turqia ndaj dramës njerëzore në Siri dhe Palestinë Erdoani e shpjegoi edhe si një tregues të vëllazërisë dhe besnikërisë, edhe me atë se kjo ka të bëjë me stabilitetin e rajonit.

Jemi të detyruar të interesohemi patjetër me zhvillimet në Siri dhe Palestinë, para së gjithash duke u nisur nga arsyet humane, theksoi Erdoan dhe shtoi: “Sepse atje jetojnë vëllezërit tanë të një gjaku. Me vëllezërit tanë që jetojnë atje kemi një histori të përbashkët, një kulturë të përbashkët, kemi besime të përbashkëta… Ashtu siç kanë vrapuar dikur banorët e Jerusalemit, Gazës, Damaskut, Halepit në ndihmë të Çanakkalasë, Erzurumit, Karsit, Edirnesë dhe kanë rënë dëshmorë me heroizëm bashkë me vëllezërit e tyre turq në këto toka, edhe për ne sot është një detyrim njerëzor që të ndodhemi pranë atyre në këto kohë të vështira”.

Në fjalën e tij Erdoan nënvizoi se populli turk është një popull që nuk i harron kurrë të mirat që i janë bërë. “Ne nuk mund t’ia kthejmë shpinën Palestinës, edhe sikur këtë gjë ta bëjnë te gjithë”, tha Erdoan.

“Sikur të gjithë të heshtin dhe të mos reagojnë përballë Sirisë, ne si popull nuk mund të heshtim dhe të mos reagojmë”, – u shpreh shefi i qeverisë turke. Përveç arsyeve humane Erdoan tha se janë të detyruar të interesohen nga afër me këtë çështje edhe për arsye politike dhe ekonomike që e interesojnë rajonin. Sepse stabiliteti i rajonit intereson drejtpërsëdrejti vendin e tij, ka të bëjë me stabilitetin e vendit të tij, – sqaroi Erdoan dhe shtoi: “Sa i sigurt dhe i qetë që të jetë rajoni, aq e sigurt dhe e qetë është Turqia”.

Kryeministri ndau me qytetarët edhe një lajm të mirë në lidhje me ekonominë pas rritjes së notës së kredisë së Turqisë nga agjencia Fitch dhe pas rritjes që është shënuar në prodhimin industrial dhe eksportet turke.

Erdoan tha se me pagesat që do të bëjnë në muajt e parë të vitit 2013 Turqia nuk do ti ketë më borxh asnjë qindarkë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri tha se përveç mbarimit të borxhit që vendi i ka FMN-së kanë shënuar një rekord historik edhe rezervat e Bankës Qendrore turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit