-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan: Incizimet janë të fabrikuara

Më të lexuarat

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se bisedat e regjistruara ku ai ka qenë duke folur me të birin lidhur me disa fonde të fshehura, ishin të fabrikuara. Megjithatë, udhëheqës të opozitës e shpërfillën mohimin e Erdogan dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Erdogan dënoi me zemërim një regjistrim, ku thuhet se ai po bisedonte me të birin e tij Bilalin, për shuma të mëdha parash të fshehura.

“Kanë bërë publik një incizim që e kanë redaktuar dhe dubluar. Ky është një sulm i shëmtuar kundër kryeministrit të Turqisë”, tha Erdogan.

Pas bërjes publike të regjistrimit të hënën në mbrëmje, Erdogan mbajti një takim urgjent me shefin e tij të zbulimit Hakan Fidan dhe ministrat me të rëndësishëm të kabinetit. Zyra e kryeministrit nxorri një deklaratë ku thuhej se kjo ishte pjesë e një fushate për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Bisedat thuhet se janë bërë dhjetorin e kaluar, një ditë pasi policia ndaloi dhjetra vetë, përfshirë djemtë e tre ministrave, si pjesë e një hetimi për korrupsion në nivelet më të larta./AS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit