-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

ERDOGAN I KËRKON EGJIPTIT LIRIMIN E LIDERIT TË VËLLAZËRISË MYSLIMANE

Më të lexuarat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Egjiptit që të liroj Presidentin e rrëzuar islamik Mohamed Morsi nga burgu dhe heqjen e dënimeve me vdekje për mbështetësit e tij, para se Ankaraja të shoh mundësinë për marrëdhënie bilaterale me Kajron.

Mospajtimet në mes të ish-dy aleatëve nisi që kur shefi i ushtrisë egjiptiane Abdel-Fattah el-Sissi rrëzoi Presidentin e zgjedhur Morsi nga pushteti më 2013, pas protestave masive kundër tij, transmeton Expres.
 
Forcat e Sigurisë së Egjiptit që nga ajo kohë kishin nis luftën kundër lëvizjeve islamike duke vrarë qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane në Kajro, duke arrestuar mijëra të tjerë përfshirë Morsin.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit