3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Erdogan i bën thirrje Asadit për tu larguar

Më të lexuarat

Moska tha se zgjidhja është ende e mundur.
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, tha të dielën se vendi i tij do të mbështesë revolucionin Sirian deri në fund, dhe përsëri kërkoi largimin e presidentit Sirian Beshar Asad. Ndërsa Moska thotë, se një zgjidhje politike është ende e mundur, pasi që i dërguari i OKB Lakhdar Ibrahimi tha se ai ka një plan për të zgjidhur konfiktin që ndoshta e pranon komuniteti ndërkombëtar.
Erdogan tha – duke u drejtuar refugjatëve Sirianë, në kampin Akxha pranë qytetit të Sanli Urfa në Turqinë juglindore – “Ne do të jemi me ju deri në fund”.
Erdogan i bëri thirrje refugjatëve – i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Koalicionit Kombëtar opozitar Sirian Hatib Ahmed Muaz – që të mos dëshpërohen, dhe tha: “Ne mund të shohim qartë se ndihma e Allahut është afër”, duke sinjaizuar suksesin e revolucionit. Sipas vlerësimeve, numri i refugjatëve Sirian në Turqi ndoshta ka arritur në 220.000 prej të cilëve 150.000 jetojnë në kampe.
Ai gjithashtu i bëri thirrje presidentin Sirian për tu larguar, dhe duke e përshkruar atë si një tiran që ka vrarë pesëdhjetë mijë njerëz.
/mszh/Sh.Hulaj/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit