0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Erdogan – Herët ose vonë Izraeli do të japë llogari për palestinezët

Më të lexuarat

“Herët ose vonë, do të jepet llogari për ato foshnja të pafajshme të masakruara në mënyrë çnjerëzore. Llogaria ka për t’u kërkuar patjetër”.

Janë këto fjalët e Kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoan gjatë fjalimit që mbajti në Universitetin e Kajros, në Egjipt.

“Izraeli po realizon çdolloj vepre çnjerëzore për ta kthyer rajonin në një pellg gjaku”, shtoi Kryeministri Erdoan.

Kurse në konferencën e përbashkët të shtypit organizuar pas takimit me Presidentin e Egjiptit Mursi, u vu në dukje se paqja nuk mund të ngrihet mbi gjakun dhe mbi vdekjen.

Kryeministri Erdoan, në lidhje me Sirinë vuri në dukje se Esad është vazhdimisht duke u përpjekur për të fituar kohë dhe tha: “Por me dhunë nuk mund të arrish prosperitetin”.

Edhe Presidenti i Egjiptit Mursi vuri në dukje se Izraeli është një fuqi pushtuese në Palestinë.

“Tashmë vendet e rajonit nuk janë ato të mëparshmet, edhe liderët e rajonit nuk janë ata të vjetrit”, tha Mursi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit