Nëse ndonjëri nga fëmijët e mi është i implikuar në korrupsion do të heq dorë nga ai, deklaroi kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan.
“Në vijim është propaganda për hedhjen e hijes së zezë që e përhap opozita për fëmijët e mi. Do të them shumë qartë se nëse ndonjëri nga fëmijët e mi është i implikuar në korrupsion, unë do të heq dorë nga ai”, deklaroi ai.
Në mediat turke është lajmëruar për pjesëmarrje të Bilall Erdoan në biznese të dyshimta me patundshmeri dhe për lidhje me qarqet saudite të biznesit.
Pohimet e mediave janë se në valën e dytë të hetimit antikorruptues, djali i Erdoanit duhet të arrestohet, mirëpo ministri i drejtësisë sot deklaroi se nuk është lëshuar urdhër për arrestimin e djalit më të vogël të Erdoanit. /zhurnal/kohaislame