1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan: Greqia po bie ndesh me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë

Më të lexuarat

Këshilli i Lartë i Sigurisë së Turqisë zhvilloi dje një mbledhje të gjatë, nën drejtimin e presidentit Erdogan, fill pas samitit të Varnas BE-Turqi. Në deklaratën me mesazhe te rrepta e te drejtpërdrejta, theksohet se “Po ndiqet me sensibilitet qëndrimi i Greqisë dhe lëvizjet e fundit që bien ndesh me marrëdhëniet e fqinjësisë së mire”.

Erdogan-greqia po bie ndesh me marredheniet e fqinjesise se mire Situata ne Qipro, Mesdheun Lindor dhe Egje ishte ne epiqendrën e Këshillit te Larte te Sigurisë, ku u bë e ditur se Turqia nuk do te tërhiqet nga pretendimet ne Siri dhe Mesdhe e as nga te drejtat, që siç pretendon, ka ne Qipro dhe Egje.

Mediat greke shkruajnë se rezultatet e Këshillit te Larte te Sigurisë se Turqisë paralajmërojnë për rritje te mëtejshme te tensionit, sidomos pas deklaratave te Erdogan për çështjen e dy oficereve greke te arrestuar ne Turqi dhe 8 oficereve turq të strehuar në Greqi. Presidenti turk ka shprehur pakënaqësinë për mbështetjen europiane rreth çështjes së dy oficereve greke, pa përmendur aspak çështjen e 8 oficereve turq qe kërkojnë azil politik ne Greqi. Përsa i përket ndërhyrjes ushtarake ne Siri, Turqia nuk ndalet, operacioni vazhdon në Manbij, periferi në lindje të Afrin, si dhe në Irakun Verior.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit