1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Erdoğan: Fitorja e referendumit të jetë e bekuar për të gjithë popullin

Më të lexuarat

“Epoka ka ndryshuar. Udhëtimi tani është në një drejtim. Unë kam besimin se do të jetë më mirë”, tha presidenti i Turqisë, Erdoğan

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me rezultatet e referendumit popullor tha se “Aktualisht kam vërejtur Lindjen, Juglindjen, gjatë natës kam studiuar ato. Epoka ka ndryshuar. Udhëtimi tani është në një drejtim. Unë kam besimin se do të jetë më mirë. Por mos harroni nëntorin 2019. Dje në mbërmje u hodh në fishek lajmërues për nëntorin 2019 dhe marsin 2017. Fitorja nuk do të na dehë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan është pritur nga qytetarët në aeroportin Esenboğa pas mbërritjes në Ankara. Duke iu drejtuar të pranishmëve Erdoğan ka uruar që fitorja e referendumit të 16 prillit të jetë e bekuar për të gjithë popullin.

“E kërkuam, dhe krijuesi ynë na e dhuroi dhe jemi të lumtur që nga mbrëmja e djeshme, gjithashtu edhe sot jemi të lumtur dhe në procesin pas kësaj do të ecim drejt nëntorit 2019 më të zellshëm, shumë më të shpejtë”, tha Erdoğan duke shtuar se ka shumë punë për t’u bërë.

Erdoğan më tej tha: “Mentaliteti i kryqëzatave në perëndim na sulmoi. Shërbëtorët brenda tyre na sulmuan por ne nuk u rrënuam dhe qëndruam drejtë në këmbë. Sepse ne përulemi vetëm përpara krijuesit tonë, kurrë në asnjë vend tjetër. Përpara kemi shumë hapa të rëndësishëm për të hedhur. Këto janë në pikën në infrastrukturën financiare të vendit, në nvestime të super strukturave dhe gjithashtu kundrejt njerëzve tanë. Në investimet kundrejt njerëzve tanë kryesore janë arsimi me moralin dhe spiritualiteti. Ne gjithmonë kemi thënë se do të bëhemi një, të mëdhenj, të gjallëruar, të bashkuar, vëllezër dhe të gjithë së bashku do të bëhemi Turqi. Kjo është ‘rabia’ jonë të mos e harrojmë”.

“Ne i duam njerëzit për arsyen e krijuesit tonë, përse vërehen disa ndarje? Aktualisht kam vërejtur Lindjen, juglindjen, gjatë natës kam studiuar ato. Epoka ka ndryshuar. Udhëtimi tani është në një drejtim. Unë kam besimin se do të jetë më mirë. Por, mos harroni nëntorin 2019. Dje në mbërmje u hodh në fishek lajmërues për nëntorin 2019 dhe marsin 2017. Fitorja nuk do të na dehë. Përmendoret e fitores vendosen vetëm nga dëshmorët”, tha Erdoğan duke shtuar se se “Ne i duam të gjithë njerëzit e krijuar nga krijuesi pa dallim nëse janë turq, kurdë, lazë, boshnjakë, romë apo alevi dhe sunni”.

Ndër të tjera presidenti Erdoğan i cili mbajti një fjalim të shkurtër, ka vënë në dukje se në periudhën e mëpasshme do të takohet me qytetarët në rezidencën presidenciale.

Pas sloganeve “Kërkojmë dënimin me vdekje” nga të pranishmit Erdoğan, ka thënë: “Këtë e kam thënë shumë herë nëpër sheshe. Kjo do të vjen në Parlament dhe në rast se miratohet unë do ta pranoj. Sepse ne nuk kemi të drejtën të falim vrasësit e dëshmorëve tanë”.

Erdoğan tha se rreth orës 17.30 me orën lokale pret të gjithë qytetarët në rezidencën presidenciale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit