Në deklaratën e publikuar nga qendra e shtypit të Presidencës dënohet rëndë miratimi i dënimeve me vdekje të dhëna ndaj Mursit dhe 105 personave të tjerë gjithashtu duke u vënë në dukje se duhet ti jepet fund kësaj ecurie që cënon paqen në vend.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në lidhje me dënimin me vdekje të dhënë ndaj Muhammed Mursit, Presidentit të parë të zgjedhur me votën e lirë të popullit dhe të rrëzuar me grusht shteti në Egjipt ka vlerësuar se: “Këto vendime janë masakrim i drejtësisë, i të drejtës dhe lirive themelore. Ky proces ku i nderuari Mursi është dënuar edhe me burgim të përjetshëm nga një çështje tjetër është një nga treguesit më të qartë se qeveria e grushtit të shtetit e cila ka vrarë mijëra njerëz të pafajshëm dhe ka burgosur dhjetëra mijëra të tjerë padrejtësisht ka përdhosur drejtësinë”.
Në deklaratën e publikuar nga qendra e shtypit të Presidencës dënohet rëndë miratimi i dënimeve me vdekje të dhëna ndaj Mursit dhe 105 personave të tjerë gjithashtu duke u vënë në dukje se duhet ti jepet fund kësaj ecurie e cila mund të rrezikojë në mënyrë serioze paqen shoqërisë në Egjipt. “I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të veprojë, që të tërhiqen mbrapsht vendimet me vdekje të dhëna me udhëzime të qeverisë së grushtit të shtetit.
Është e një rëndësie të madhe përpjekja për të siguruar prishjen e këtyre vendimeve të cila janë dhënë jo në zbatim të plotë me gjykimin e drejtë në Egjipt dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe demokracinë e komuniteti ndërkombëtarë” thuhet në deklaratë.
Në deklaratë zënë vend gjithashtu edhe shprehjet “Turqia e cila uron që në Egjipt të mbizotërojë demokracia dhe drejtësia, do të vazhdojë gjithmonë të qëndrojë pranë popullit vëlla egjiptian”.