Erdogani iu drejtua deputetëve në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë me rastin e hapjes së vitit të dytë legjislativ të Legjislaturës së 27-të…
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se do t’u bëjnë ballë edhe sulmeve ekonomike ashtu siç kanë prishur lojërat që bëhen mbi Turqinë.
Erdogani iu drejtua deputetëve në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë me rastin e hapjes së vitit të dytë legjislativ të Legjislaturës së 27-të.
Gjatë fjalës së rastit, kreu i shtetit turk tërhoqi vëmendjen se çdo manovër e bërë nga disa qarqe për të mbërthyer Turqinë me shpatulla pas murit ka marrë si kundërpërgjigje një progres më të madh të realizuar si vend.
Pasi theksoi se fuqitë e huaja përpiqen ta gjunjëzojnë Turqinë përmes organizatave terroriste, Erdogani tha se vendi ka shënuar arritje madhore në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK, DAESH-it dhe organizatës terroriste gyleniste (FETO).
“Tentuan të bëjnë grusht shteti (më 15 Korrik 2016). Por bashkë me kombin tonë, ne u vumë gjoksin armëve duke i dalë për zot pavarësisë dhe ardhmërisë sonë. U përpoqën të formojnë një korridor terrorist përgjatë kufijve tanë, por edhe këtë plan e bëmë copë e çikë me anë të operacioneve tona të njëpasnjëshme. Deri sot s’ka pasur asnjë problem që të mos e kemi zgjidhur dot kur kemi vepruar bashkë me kombin tonë. Të njëjtat arritje do t’i vazhdojmë edhe këtej e tutje”, u shpreh ai.
Presidenti nënvizoi se u kanë dhënë një goditje të rëndë terroristëve në zonën e Kandilit dhe se objektivi i radhës është spastrimi i Sinxharit nga mbeturinat terroriste.