1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdoğan: Do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për gjithë njerëzimin

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një mesazh të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Nevruzit, tha se do të vazhdojnë të ndërtojnë së bashku një të ardhme më të prosperuar, më të drejtë dhe më të sigurt si për Turqinë, ashtu edhe për gjithë njerëzimin, me shpresën dhe entuziazmin që prodhon kjo festë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e publikuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan uroi Ditën e Nevruzit, siç thuhet, paralajmërues i pranverës dhe simbol i paqes dhe vëllazërisë.

“Unë uroj që ndjenja e unitetit dhe solidaritetit e shfaqur gajtë Nevruzit, që festohet me entuziazëm për mijëra vjet në një zonë të gjerë, nga Azia Qendrore në Anadoll dhe Ballkan, të lëshojë rrënjë dhe të jetë e përhershme për gjithë botën”, tha presidenti turk.

“Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të prosperuar, më të drejtë dhe më të sigurt si për Turqinë, ashtu edhe për gjithë njerëzimin, me shpresën dhe entuziazmin që prodhon Nevruzi”, shtoi Erdoğan.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit