4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdoğan dhe Davutoğlu, në posterin më të madh në botë

Më të lexuarat

Pas matjes gjyqtarja e “Guinness” në Turqi, Shejma Subashë Gemixhi u deklaroi gazetarëve se rekordi i posterit më të madh ka qenë në Indi në vitin 2014 i përgatitur 3 mijë e 61 metra katrorë
 
 
Anëtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) kanë përgatitur një poster 4 mijë e 709 metra katrorë ku Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Ahmet Davutoğlu janë krahë më krahë nga fotografitë e fotografuar të shpërndarë nëpërmjet medias sociale i cili ka hyrë edhe në librin e rekordeve  “Guinness”.
 
Nga Zyra Dixhitale e Turqisë së Re e cila drejton aktivitetet zgjedhore të medias sociale të AK Parti-së që është përgatitur posteri i madh u shfaq në sheshin ku mbahen mitingje në Jenikapë. Fotot e realizuara nga pjesëtarët e partisë që i kanë bashkangjitur e që kanë formuar një poster ku Presidenti Rexhep Tajip Erdogan krah më krah me kryeministrin Ahmet Davutoğlu me sloganin “Neve populli na mjafton”, u mbajt nga rreth 100 persona. Pas hapjes së posterit autoritetet e “Guinness” bënë matjen e posterit në fjalë.
 
Pas matjes gjyqtarja e “Guinness” në Turqi, Shejma Subashë Gemixhi u deklaroi gazetarëve se rekordi i posterit më të madh ka qenë në Indi në vitin 2014 i përgatitur 3 mijë e 61 metra katrorë, ndërsa me rezultatet e matjes ky rekord iu është kthyer Turqisë me 4 mijë e 709 metra katrorë.
 
Certifikatën e rekordit e mori kryetari i Promovimit dhe Medijas së kryesisë së provincës së Stambollit të AK Parti-së Omer Faruk Besli dhe drejtori i Zyrës Digjitale të Turqisë së re Gokhan Jyxhel.
 
Besli, nesër në festën e Fetihit (përvjetorin e çlirimit të Stambollit) do të bëjnë surprize me hapjen e posterit para Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit Ahmet Davutoğlu. 
 
Drejtori i zyrës Dixhtitale të Turqisë së Re, Gokhan Jyxhel tregoi për periudhën e përgatitjes së këtij posteri i cili është përgatitur për zgjedhjet e 7 qershorit, nëpërmjet medias sociale, duke pohuar se “janë marrë me mijëra fotografi nga Turqia dhe nga të gjitha vendet e botës. Këto fotografi me teknikën mozaik për njëzet ditë janë përgatitur në formë të posterit. I falënderojmë degët e AK Parti-së që na dhanë shansin të thyejmë këtë rekord”./aa
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit