1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Erdogan dëshiron ndërtimin e dy xhamive në Kubë

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Amerikën Latine, presidentit të Kubës do t’i paraqes edhe planin për ndërtimin e dy xhamive në këtë vend, njoftojnë sot mediat turke dhe ato kubane.

 

Siç deklaroi drejtori i Fondacionit për Çështje Fetare të Turqisë,  Mustafa Tutkun, bisedimet mes dy presidentëve do t’i referohen edhe planit për ndërtimin e dy shamive në Kubë, dhe kjo do të bëhet me “kontributin e disa vendeve muslimane”, raporton Fena.

 

Në këtë Ishull sot nuk ka asnjë xhami, ndërsa bashkësia muslimanë numëron 4000 anëtarë në vendin me 11 milion banorë.

 

Turqia mban marrëdhëniet diplomatike me Kubën që nga viti 1952.

 

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit