2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdoğan: Dëshirojmë të avancojmë bashkëpunimin ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se dëshirojnë që të vazhdojnë pandërprerë bashkëpunimin ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar edhe pas Brexit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshirojmë që ta kthejmë në një mundësi përparimin edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik i cili aktualisht është në drejtim pozitiv dhe ne po hedhim hapa të vendosur drejt kësaj”, theksoi Erdoğan në një konferencë për shtyp në aeroportin “Atatürk” të Stambollit përpara nisjes drejt Britanisë.

Ai ka njoftuar se sot pas mbërritjes në Britani do të marrë pjesë në takimin e mbylljes së forumit “Tatlıdil”, ku dhe me fjalimin që do të mbajë do të përfundojnë edhe punimet e forumit për këtë vit.

Presidenti turk ka theksuar se i kushtojnë rëndësi zhvillimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe se forumi “Tatlıdil” ka patur kontribute shumë serioze për këtë bashkëpunim.

“Zhvillimet në arenën ndërkombëtare, partneriteti ynë strategjik dhe aleatët tanë formojnë një temë të rregullt të lartë me Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë vizitë time më 15 maj do të zhvilloj një takim me mbretëreshën Elizabeth II, dhe po ashtu në të njëjtën ditë do të kemi një takim edhe me kryeministren Theresa May. Gjatë kësaj vizite ne gjithashtu do të diskutojmë për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në axhendën tonë të përbashkët. Si vende garantuese do të rishikojmë situatën e fundit në lidhje me Qipron, zhvillimet në Europë, si dhe do të kemi mundësinë të trajtojmë zhvillimet aktuale në rajonin tonë, veçanërisht Sirinë, Irakun, Iranin dhe një plan veprimi gjithëpërfshirës”, tha Erdoğan.

Në lidhje me pyetjen për konfliktet e vazhdueshme në Siri dhe tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdoğan është shprehur: “Ne kemi luftuar dhe luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë me organizatat terroriste. Afrini dhe Jarabulusi janë shembujt më të mirë. Ne kemi marrë dhe po vazhdojmë të marrim në kontroll zonën nga lindja e deri në perëndim-për të cilën po bëheshin përpjekje për të formuar korridorin e terrorizmit.”

“Në Idlib aktualisht kemi nën kontroll 10 pika vëzhgimi, por pas kësaj kemi edhe dy pika tjera për të marrë nën kontroll duke e çuar në 12 numrin e pikave të vëzhgimit. Sigurisht që pas kësaj është edhe Tel Rifat dhe Munbixhi, ku në lidhje me këtë çështje ministri ynë i jashtëm po kryen bisedime me sekretarin e departamentit amerikan, presim që ata të mbajnë premtimet që na kanë dhënë. Nëse e mbajnë premtimin që na kanë dhënë atëherë kërkojmë nga ata që PYD/YPG-ja të largohet edhe nga Munbixhi. Sepse atje do të vijnë dhe do të vendosen pronarët e vërtetë të atyre territoreve”, tha presidenti i Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit