-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan: Dëmtimi i Islamit është i vetmi qëllim që ka DAESH-i

Më të lexuarat

“DAESH-i është një organizatë e cila nuk ka asnjë lidhshmëri me Islamin dhe me muslimanët. E kundërta, Islami dhe muslimanët janë caku kryesor i DAESH-it”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se organizata terroriste DAESH është e keqja më e madhe në ditët e sotme dhe të vetmin qëllim që ka është të dëmtojë Islamin dhe muslimanët, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në Stamboll deklaroi se Turqia është objektiv i organizatave më gjakpirëse. Ai ka shtuar se vendi i kupton mirë mesazhet që vijnë se çfarë dëshirohet të arrihet përmes terrorizmit, por theksoi se gënjehen ata që mendojnë se si dikur, Turqia mund të nxirret nga binaret.

Erdogan dënoi ashpër sulmin terrorist të cilin DAESH-i e kreu në kryeqytetin e Irakut, Bagdad dhe porositi se Turqia solidarizohet me popullin vëlla të Irakut pasi edhe vet ka qenë viktimë e sulmeve terroriste.

“DAESH-i është një organizatë e cila nuk ka asnjë lidhshmëri me Islamin dhe me muslimanët. E kundërta, Islami dhe muslimanët janë caku kryesor i DAESH-it”, tha Erdogan.

Duke iu referuar ndihmës humanitare që është dërguar nga Turqia në Rripin e Gazës, Erdogan tha se palestinezët dhe rajoni e dinë më së miri se çfarë, dhe sa Turqia po bën për ta dhe se vendi do të vazhdojë mbështetjen.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia nuk është vend i vetëm 79 milionë qytetarëve të saj, por se është vend ku janë drejtuar shpresat e qindra milionë të pambrojturve dhe të shtypurve në botë.

Duke komentuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Turqisë me Rusinë dhe Izraelin, Erdogan tha se ai nuk shqetësohet shumë për kritikat e opozitës, e cila siç tha nuk ka ndonjë kritikë por thjesht kundërshton çfarëdo që bënë pushteti.

“Tayyip Erdogan dhe sot sillet njëjtë, mendon, ndjen dhe lufton njëjtë siç ka bërë 40 vjet më parë. Le të dinë të gjithë këtë”, tha presidenti turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit