Erdoğan deklaroi se “ditën e nesërme në Parlamentin Evropian do të mbahet një takim dhe gjithashtu do të mbahet një votim për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE)”
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “ditën e nesërme në Parlamentin Evropian do të mbahet një takim ku gjithashtu do të ketë një votim për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE). Dëshiroj të them që nga këtu duke iu drejtuar të gjtihë botës që na ndjekin nëpër ekrane: Çfarëdo rezultati që të dalë nga këtu ky votim për ne nuk ka asnjë vlerë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur në sesionin e hapjes së takimit të 32-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (İSEDAK) i zhvilluar në Qendrën e Kongreseve në Stamboll, Erdoğan tha se gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETÖ populli nuk u largua prej sulmeve me armë dhe bombave të lëshuara nga avionët F-16 dhe helikopterëve, përkundrazi ai i është kundërvënë këtyre.
Ndër të tjera Erdoğan ka theksuar se miliona muslimanë nga Karaçi e deri në Cape Town, nga Mogadishu në Kuala Lumpur dhe nga Indonezia e deri në Evropë nga e gjithë bota ashtu si 100 vite më parë në Çankala janë lutur, kanë derdhur lot dhe kanë mbushur sheshet teksa populli ynë i ishte kundërvënë atyre dhe mbronte demokracinë dhe të ardhmen.
“Ne nuk do ta harrojmë këtë besnikëri dhe mirënjohjen tuaj. Gjithashtu shpreh kënaqësinë që vërej mbështetje shpirtërore të dhënë për luftën tonë kundër FETO-s”, tha Erdoğan.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë më tej se: “Dëshiroj që nga këtu të nënvizoj edhe njëherë se Organizata terroriste FETO dhe kreu i saj në Pensilvani është një kërcënim jo vetëm për Turqinë por për të gjithë vendet ku ata kanë depërtuar. Kjo organizatë në vendet ku ndodhet a nuk arsimon fëmijët e drejtuesve, e personave me ndikim në ato vende?. Shumicën e tyre i arsimon në shkollat e tyre. Mos harroni se të gjithë këta fëmijë nesër do të ndodhen në detyra të larta të shtetit, madje kanë nisur të vijnë këto detyra. Një miku im president më tha se ‘kishin depërtuar deri në sekretarinë time, dhe unë nuk kisha dijeni. E mësova këtë pasi më njoftuat ju‘. Çfarë do të thotë kjo se bomba është vendosur pranë në pikën më të ndishme. Ata ndjekin që nga aty se çfarë po bëhet”.
Presidenti Erdoğan ka shtuar se “Tashmë e vërejmë më mirë se pas ngjarjeve terroriste, krimeve politike, manipulimeve ekonomike e deri në korrupsionet e kryera në vitet e fundit në vendin tonë qëndron kjo organizatë. Duhet të luftojmë kundër FETO-s ashtu siç luftojmë edhe kundër DEASH-it, PKK-së, Al-Kaedës-s dhe Al-Shabaab. Çdo vonesë, çdo moment që humb në luftën kundër FETO-s do të jenë shkak për përjetimin e problemeve më të mëdha”.
“Vazhdon qëndrimi dyfytyrësh, me dy standarde”
Duke theksuar se si Turqi janë të gatshëm të ofrojnë çdo mbështetje nëpërmjet institucioneve shtetërore si Fondacioni Maarif, institucioneve “Yunus Emre” dhe TIKA si dhe po të jetë e nevojshme edhe nëpërmjet institucioneve të shoqërisë civile Erdoğan ka theksuar:
“Nga situata e vëllait kupton vëllai yt. Fatkeqësisht Perëndimi nuk ka treguar as edhe një të dhjetën e solidarizimit të treguar nga ju. Populli ynë i cili në natën e 15 korrikut ka paguar një çmim të rëndë, po përballet me kritikat e vazhdueshme, akuzat e padrejta nga Perëndimi. Në vend që të shpërblehet, përpiqen ta ndëshkojnë këtë popull i cili doli në mbrojtje të demokracisë. Ditën e nesërme në Parlamentin Evropian do të mbahet një takim ku gjithashtu do të ketë një votim për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Dëshiroj të them që nga këtu duke iu drejtuar të gjtihë botës që na ndjekin nëpër ekrane: Çfarëdo rezultati që të dalë nga këtu ky votim për ne nuk ka asnjë vlerë. Asnjë peshore nuk mund të peshojë vullnetin e një populli i cili ka mbrojtur me jetë demokracinë dhe të ardhmen në natën e 15 korrikut. Kjo luftë për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit nuk do të ndërpritet me uljen dhe ngritjen e duarve në ajër. Ky popull natën e 15 korrikut ia ka vërtetuar të gjithë botës se për të mbrojtur lirinë, vullnetin dhe demokracinë mund të sakrifikojë edhe jetën e tij. Pavarësisht se ky votim nuk ka lidhje politike është e pamundur që unë ta përtyp këtë mesazh që kërkohet të jepet haptazi. Një iniciativë e tillë madje duke kryer një votim të tillë nga Parlamenti Evropian them se ai mbron dhe ndodhet në anën e organizatave terroriste”.
“Nuk janë të sinqertë”
Presidenti Erdoğan më tej duke vënë në dukje se aktualisht në shumë vende të Evropës lëvizin lirshëm terroristët dhe se në shumë vende të Evropës bëhen strehime dhe mbrojtje të terroristëve ai tha se këto nuk janë të sinqertë në shpalljen e PKK-së si organizatë terroriste.
“Në njërën anë shpall PKK-në organizatë terrorite dhe në anën tjetër këto do të veprojnë të lirë me posterët prej lecke të kreut dhe të organizatës terroriste nëpër rrugët e Brukselit dhe të Parisit. Terroristët që janë larguar nga Turqia shfaqen në organet mediatike të tyre. Çfarë qasje e sinqertë është kjo?”, tha Erdoğan duke vënë në dukje se Turqia mbron vlerat e Bashkimit Evropian më shumë se sa vendet anëtare.
“Unë jam në dijeni shumë mirë se edhe ju keni përjetuar përvoja të ngjashme. Por, unë them ejani ta përcaktojmë një qëndrim të përbashkët. Të shpëtojmë nga të qenit vende që shfrytëzohen”, ka theksuar Erdoğan.
Pasi ka vënë theksin se vendet prëndimore që prej vitesh shfrytëzojnë vendet afrikane duke marrë arin, naftën dhe mineralet me vlerë Erdoğan tha se “Të vazhdojnë ende me këtë?. Ejani tashmë dhe të gjithë së bashku ta përcaktojmë vetë të ardhmen tonë”.