Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka theksuar nevojën e shtimit të natalitetit në Bosnjë – Hercegovinë.
Ai këtë e ka theksuar në një fjalim pranë studentëve në Universitetin e Sarajevës. Erdogan ka bërë thirrje që çdo familje në Bosnjë duhet së paku të ketë pesë fëmijë, me qëllim të rritjes së natalitetit.
“Themel i ekonomisë është njerëzimi. Nëse ka njerëz ka edhe përpjekje, kapital, prodhim dhe harxhime. Nëse nuk ka njerëz, atëherë s`ka asgjë nga ajo që përmenda. Suksesi i kësaj është një gjeneratë e re dinamike. Në vendet evropiane tanimë problem më i madh është popullsia, për shkak të mplakjes së popullsisë. Andaj, Bosnja duhet të ndërmarrë diçka që të mos vijë në këtë situatë”, ka theksuar kryeministri turk, i cili dje ka përfunduar vizitën dyditore në Sarajevë, transmetojnë mediat boshnjake.
Kryeministri Erdogan ka përsëritur faktin se askush nuk duhet të dyshoj mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë- Hercegovinës dhe se Turqia është e interesuar që ky vend të jetë pjesë e NATO-s.
/mesazhi/Ismet Azizi//kohaislame