1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Erdoğan: Brezi i cili nuk di historinë, gjuhën dhe fenë, nuk ka të ardhme

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në ceremoninë e projektit “Fatih”, të Ministrisë së Arsimit për shpërndarjen e pajisjeve tabletë për studentët.
 
 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në ceremoninë e projektit “Fatih”, të Ministrisë së Arsimit për shpërndarjen e pajisjeve tabletë për studentët, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në fjalimin e tij Erdoğan u shpreh se “Që nga nga 2016-ta për 4 vjet me rradhë nxënësve tanë do t’iu shpërndajmë përsëri 10 milionë e 600 mijë pajisje tabletë. Ndërsa sot uroj që të jenë të dobishëm 700 mijë tabletat që do të shpërndahen për mësuesit dhe nxënësit. Me projektin Fatih po formojmë një infrastrukturë të fortë dhe cilësorë në arsim. Këto kompjuterë-tabletë janë prodhuar me dizajn vendas, në vendin tonë, dhe tabletat tona janë të cilësisë më të mirë se ato në treg”.
 
Erdoğan, duke iu drejtuar nxënësve ndër të tjera theksoi se “Rini dua të dini një gjë: ‘Nëse një brez nuk e di historinë e tij,  nëse një brez nuk e di gjuhën e tij, nëse një brez nuk e di fenë e tij, ajo gjeneratë nuk ka të ardhshme”.
 
Presidenti turk  ka theksuar më tej se sot në të gjithë 81 qytetet e vendit do të shpërndahen 700 mijë tableta dhe shtoi më tej se deri tani për mësuesit dhe nxënësit janë shpërndarë 737 mijë e 800 të tilla.
 
Erdoğan ka pohuar më tej se: “Shpresojmë që nga fillimi i vitit 2016 për 4 vjet me rradhë nxënësve tanë do t’iu dorëzojmë përsëri 10 milionë e 600 mijë tableta, ku dhe pas tenderimit ka ardhur në fazën e finalizimit”.
 
Presidenti i Turqisë duke vënë dukje rëndësinë e arsimit ai ka pohuar se “po formojmë një infrastrukturë të fortë dhe cilësore në arsim. Projekti Fatih nuk përkufizohet vetëm me këto tableta, por ai përfshin edhe mjete të tjera si kompjuterë, tabela kompjuter nëpër shkolla, printerë multifunkionalë dhe lidhje interneti me fibër optike. Besoj se këto shërbime ndaj nxënësve do të prezantohen me shpejtësi. Uroj që këto kompjuterë të përdoren në kërkime e studime dhe për të mirën e kombit dhe vendit tonë”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit