Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar nga akterët ndërkombëtar për tu ndihmuar refugjatëve sirianë në Turqi, gjendja e të cilëve po shkon duke u varfëruar. Erdogan tha se Ankaraja po përballet me vështirësi financiare në përballimin e fluksit në rritje të sirianëve që po ikin nga konflikti në Sirinë fqinje.
“Ne duam që bota të veprojë më shumë për Sirinë “, tha Rexhep Tajip Erdogan në një tubim në Izmir. “Ne jemi duke ofruar shërbime për 600.000 njerëz të cilët erdhën nga Siria në vendin tonë, por bota nuk po na ndihmon ,” tha Erdogan, duke theksuar mungesën e ndihmës ndërkombëtare për tu adresuar nevojave të sirianëve.
Autoritetet turke thanë se numri i refugjatëve sirianë në Turqi tejkaluar 600,000 dhe më shumë se 400.000 prej tyre jetojnë jashtë kampeve të refugjatëve .
Turqia, e cila ndan 910 km të kufirit me Sirinë, është një kritik i fortë i regjimit sirian të Bashar al -Asad dhe një mbështetës i madh i opozitës./mszh/kohaislame