2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Erdogan: Asad duhet të largohet menjëherë

Më të lexuarat

Konferenca e ashtuquajtur “Gjeneva II” duhet të punojë për largimin e Beshar Esadit për pasojë të përgjegjësive, që vetë ai ka në humbjen e jetëve të qindra-mijëra sirianëve të pafajshëm, deklaroi sot, në Tokio, Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan.

“Në Gjeneva II, duhet të sigurohemi për funksionimin e të gjitha masave të ndërmarra deri tani dhe po ashtu për t’i hapur rrugë një epoke të re për Sirinë, pa Beshar Esadin pjesë të saj”, theksoi Erdoan gjatë një konference për shtyp, në Japoni, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

“Rreth 130 mijë persona kanë humbur jetën dhe ai që ka lejuar që të ndodhë diçka e tillë nuk mund të qëndrojë më në krye të shtetit të atij vendi, kjo nuk mund të pranohet”, veçoi kryeministri turk gjatë një konference të organizuar nga e përditshmja ekonomike japoneze, “Nikkei”.

Konferenca Gjeneva II, që ka synim arritjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin e përgjakshëm në Siri, është planifikuar të hapet më 22 janar, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, në Zvicër, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues nga 20 vende të ndryshme./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit