Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan merr pjesë në Forumin e Komunikacionit Al Sharzhah që organizohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në agjendën e forumit është “qeveria dhe komunikacioni”.
Bota arabe dhe vendet që marrin pjesë në forum ndoqën me vëmendje fjalimin që mbajti Kryeministri Erdoan me këtë rast.
Në agjendën e Kryeministrit Erdoan i cili në këtë organizim merr pjesë si i ftuar nderi ishin Palestina dhe Siria.
“Memeci që hesht përpara padrejtësisë është djalli”, tha Kryeministri Erdoan i cili kritikoi ata që po heshtin përpara mizorisë në Palestinë dhe Siri.
Ai e vijoi fjalimin me fjalët: “Ne nuk ishim nga ata që e humbëm zërin përpara urisë në Somali, varfërisë në Birmani, skamjes në Afganistan, konfliktit në Irak, dhe nuk kemi për të qenë edhe në të ardhmen”.
Kryeministri Erdoan i cili dha mesazhe edhe në lidhje me median sociale tha: “Njerëzit nga të katër anët e botës i shkruajnë njëri-tjetrit nga mbarë bote me anë të rrjeteve sociale, por në qoftë se ata nuk komunikojnë solidaritetin, nuk ndajnë dhimbjen dhe gëzimin atëherë kjo është humbje kohe”.
Erdoan i cili theksoi se ata janë të detyruar ta shpëtojnë njeriun nga skllavëria ndaj mjeteve dhe të bëjnë që mjetet t’i shërbejnë njeriut tha: “Sepse në të kundërt, ndërkohë që nëpër botë shtohet padrejtësia, mizoria dhe katastrofat edhe verbimi dhe shurdhësia e njeriut ka për t’u shtuar. Largimi i feve, sekteve, racave dhe gjuhëve nga njëra-tjetra pavarësisht nga të gjitha këto mjete komunikimi, krijimi i armiqësive, besoj se edhe juve jeni të të njëjtit mendim, nuk është një zhvillimi i dobishëm. Ja pra ne jemi të detyruar që ta ndryshojmë në të kundërt këtë proces”.
Pas Forumit, Kryeministri Erdoan do të takohet edhe me Emirin e Azhmanit, Sheikun Humaid ben Rashid al Nuami.
Kurse Emiri i Sharzhah-s, Sheiku Sulltan Ben Muhammed al Kasëmi do të shtrojë për nder të Kryeministrit turk një darkë.
Në Sharzhah, Kryeministri Erdoan do të vizitojë edhe Muzeun e Civilizimeve Islame…/trt/kohaislame