-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdoan: Turqia nuk do të lejojë kurrë krijimin e një korridori terrori

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të përdorë të drejtat që lindin nga drejtësia ndërkombëtare dhe për sa kohë vazhdojnë kërcënimet do të merren çdo lloj masash.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të përdorë të drejtat që lindin nga drejtësia ndërkombëtare dhe për sa kohë vazhdojnë kërcënimet do të merren çdo lloj masash.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në Samitin e Këshillit Atlantik që zhvillohet në Stamboll.

“Ne jemi një shtet ligjor dhe përdorim të gjitha llojet e të drejtave që kemi dhe do të vazhdojmë ti përdorim edhe këtej e tutje. Për sa kohë që vazhdojnë kërcënimet, do të marrim çdo lloj mase që nevojitet. Nuk do të lejojmë kurrë që në kufirin tonë jugor të krijohet një korridor terrori. Aq më shumë, ka disa të paditur që tentojnë të krijojnë një shtet në veri të Sirisë, sipas tyre krijojnë këshillë ministrash etj… Ne këta nuk i lëmë pa kundërpërgjigje dhe nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një shteti të tillë në veri të Sirisë. Pasi ne jemi kundër copëtimit të Sirisë. Ne jemi pro tërësisë territoriale të këtij vendi. Ne jemi të vendosur të luftojmë ndaj terrorit brenda dhe jashtë kufijve tanë. Në këtë çështje presim solidaritetin e të gjithë miqve dhe aleatëve tanë” tha Presidenti Erdoan.

“Qëndrimi indiferent ndaj veprimtarive të spastrimit etnik dhe krimeve të kryera në rajon nga organizata terroriste si PKK, YPG vetëm pse luftojnë kundër DAESH-it është të ftosh këto organizata të bëjnë krime të reja kundër njerëzimit. Ne e njohim PYD-në, ne e njohim YPG-në. Këta janë pjella të organizatës terroriste PKK tek ne. Janë rritur nga ata. Ne i njohim shumë mirë dhe në këtë zonë ne jemi ata që e dimë se kush janë e çfarë janë. Këtë duhet të na pyesin ne. Miqtë tanë duhet ta mësojnë këtë prej nesh. Pasi mbi informata të gabuara hidhen hapa të gabuara drejt të ardhmes dhe rajoni është drejt rrënimit. Civilizimet shkatërrohen dhe njerëzit braktisen në vdekje” vlerësoi presidenti turk.

Kurse në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erdoan tha: “Në të kaluarën, në gjendje ku të dyja vendet kanë vepruar bashkërisht, kemi parë të gjithë së bashku se çfarë suksesesh kemi arritur. Aq më shumë në këtë kohë kur jemi duke përjetuar një periudhë kritike, marrëdhëniet aleate kanë fituar një rëndësi edhe më të madhe. Takimet tona të nivelit të lartë me udhëheqjen e Trumpit janë intensifikuar që nga muaji janar (2017). Me të nderuarin Trump besoj se do të hapim një faqe të freskët në marrëdhëniet turko-amerikane.

Presidenti Erdoan e vazhdoi fjalimin e tij duke thënë: “Reputacioni i platformave të tilla si Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për fat të keq flijohet për llogaritë afatshkurta të disa vendeve që kanë të drejtën e fjalës në këto platforma. Për shkak se mekanizmat, që janë krijuar për të gjetur zgjidhje, nuk i japin përgjigje nevojës për ndryshim, tashmë janë kthyer në mekanizma që prodhojnë probleme”.

Duke bërë të ditur se Turqia prej 6 vjetësh është duke strehuar 3 milionë refugjatë me mundësitë e veta dhe deri tani shpenzimet e bëra së bashku me mbështetjen e organizatave joqeveritare kanë arritur në 25 miliardë dollarë, Erdoan tha: “Mirëpo çfarë na ka ardhur neve? Pavarësisht se Bashkimi Evropian kishte premtuar 3 miliardë dollarë, që nga korriku i vitit 2016 e deri më sot çfarë na kanë ardhur neve? Na kanë ardhur 725 milionë euro. Madje na ishin premtuar edhe 3 miliardë euro të tjera, por edhe ato nuk duken. Po nga Komisariati i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët a na erdhi gjë? Na erdhën 550 milionë dollarë. Kjo është e gjitha që na ka ardhur ndërkohë që Turqia ka shpenzuar 25 miliardë dollarë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit