32.8 C
Pristina
Monday, July 8, 2024

Erdoan sfidon Gjermaninë me dokumente autentike

Më të lexuarat

Presidenti Erdoan në takimin që pati më 15 nëntor në Ankara me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Steinmeier, i vendosi këtij përpara raportin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) për aktivitetin e PKK-së në Gjermani.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në takimin që pati më 15 nëntor në Ankara me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Steinmeier, i vendosi këtij përpara raportin që Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), një agjenci për sigurinë e brendshme gjermane, kishte publikuar në korrik 2015 në lidhje me PKK-në.

Sipas të dhënave të BfV-së organizata terroriste separatiste PKK në Gjermani është aktive që nga viti 1984. Numri i anëtarëve të PKK-së në vitin 1993 në Gjermani ka qenë rreth 7 mijë, kurse në vitin 2014 kjo shifër u rrit në 14 mijë. Megjithëkëtë, jo vetëm që nuk është bërë një hetim efektiv, por në dy vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të terroristëve në Gjermani.

Ende është i panjohur dhe i paqartë përfundimi i hetimeve që janë hapur nga autoritetet gjermane për 4 mijë e 500 raste në lidhje me PKK këto 10 vitet e fundit. Bie në sy këtu fakti që Prokuroria Federale që nga viti 1992 e deri më sot ka ngritur vetëm 71 padi ndaj pjesëtarëve të PKK-së.

Nga ana tjetër është verifikuar që të paktën 130 persona nga Gjermania kanë shkuar në Siri për t’u bashkuar me radhët e PYD/YPG dhe kanë marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar këtu. Raporti i agjencisë për sigurinë e brendshme gjermane (BfV) thotë se Gjermania është kthyer në një “srehë” për PKK-në, e cila ka grumbulluar nga përkrahësit e saj në këtë vend 13 milionë euro.

Në vitin 1993 PKK-ja ka shkaktuar 60 zjarrvënie në qytete të ndryshme të Gjermanisë, është një informacion tjetër interesant që përcjell raporti i agjencisë gjermane, e cila raporton se në shënjestër të akteve të kësaj organizate kanë qenë diplomatët, bankat, restorantet dhe shoqatat turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit